SPORT, 10 Gusht 2021, 13:38

Ribery te Bayern Munich sërish? Oliver Kahn i mbyll derën përfundimisht

Ribery te Bayern Munich sërish? Oliver Kahn i mbyll derën

Lottar Matheus mendon se Franck Ribery ende mund ta ndihmojë Bayern Munich, qoftë edhe 45 minuta. Legjenda gjermane e futbollit ka sugjeruar rikthimin e tij ditët e fundit.

Edhe vetë francezi e ka shprehur se është i gatshëm të riveshë fanellën e bavarezëve, edhe pse e di mirë që hapësirat aty do i kishte shumë të pakta.

Gjithsesi te Bayern i kanë idetë e qarta dhe Bild shkruan se CEO i kampionëve të Gjermanisë, Oliver Kahn, ka refuzuar rikthimin e Ribery dhe tani mund të konsiderohet çështje e mbyllur.