TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një dalje për mediat, pas marrëveshjes mes palëve për reformën zgjedhore, kryedemokrati Lulzim Basha garantoi se synimi i vetëm i opozitës së bashkuar është të kthejë lirinë e votës për qytetarët shqiptarë.
“Garantoj qytetarët shqiptarë, demokratët mbështetësit e opozitës, të zhgënjyerit nga partia e tyre, se procesi ka një dhe vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës, që çdo shqiptar të vendosë për qeverinë që do, parlamentin që do, e ti shkarkojë ato me votë, siç ndodh kudo në rajon.
Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as fatet tona politike. Sakrifica e mandateve të djegura, solli atë që çdo kush mund ta konsideronte të pamundur, vetëndërgjegjësimin e perëndimit, se Shqipëria ka nevojë për ndihmë.
Mos kini asnjë dyshim, është vetëm fillimi i një beteje që do të konsiderohet e fituar kur të kemi një qeveri e Parlament të dalë nga vota e qytetarëve.
Për opozitën objektivi politik është i qartë, largimi një orë e më parë i kësaj qeverie me zgjedhje të lira e të ndershme, që do i paraprijë një reformë zgjedhore.
Kushti i parë është miratimi i reformës zgjedhore. Është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur, dhe e ka luajtur me vetëdije të plotë, në shërbim të një interesi të vetëm, të qytetarëve shqiptarë.
Po të ishte për interesa meskine kishte dhjetëra rrugë të tjera, që i kemi refuzuar me përbuzje. Kurrë s’ka qenë më ulërtise kërkesa për ndryshim. Ditë për ditë zbulohen kryebashkiakë me rekorde kriminale, qytetarët bien viktima të të krimit. Rruga e vetme për të dalë është të bashkojmë forcat, e çdo force politike, qytetari, pensionisti, shoqëri civile, studenti, për të vendosur edhe këtu ato standarde.
E gjitha kjo është produkt i bashkëjetesës së politikës me krimit, dhe grabitjes së gjithckaje, nga një grusht njerëzish. Kjo është partia e babëzisë. Mundja e tyre, dhe shporrja nga zaptimi i institucioneve është synimi i vetëm i opozitës.” u shpreh Basha.