TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Byern Munchen nuk po e shfrytëzon merkaton e janarit për të ofruar futbollist të ri pasi ka disa mungesa në organikën e saj, sidomos në repartin e sulmit.
Ndërkohë trajneri i bavarezve, Hans Flick i gjendur në këtë situatë pritet të ofrojë lojtarët e rinj që ka në dispozicion për vendet vakant. Sipas mediave gjermane, një ndër emrat që Flick planifikon të grumbulloi me ekipin e parë është edhe Leon Dajaku.
Sulmuesi 18-vjeçar me origjinë shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar debutoi me Bayernin në ndeshjen zyrtare ndaj Wolfsburgut.
Kujtojmë që Dajaku luan për të rinjtë e Kombëtares Gjermane dhe është një nga talentet më premtues tek "pancerat".