AKTUALITET, 20 Shtator 2019, 09:02

“Nuk ka bir k*rve që më fut në burg mua”, rrjeti nuk përmbahet pas vendimit për Tahirin: Ja ku do e kryejë shërbimin e provës!


Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar me 5 vite burg Saimir Tahirin, që më pas do ti konvertohet në 3.4 vite shërbim prove, është pritur me mjaft kuriozitet edhe nga qytetarët.

Padyshim që në fundin e këtij procesi në shkallën e parë, Tahiri ia hodhi paq, duke i shpëtuar burgut, e megjithatë vetë ai nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin.

Kjo situatë është pritur me mjaft interes edhe në rrjetet sociale, ku kanë vërshuar komentet dhe memet e ndryshme, një pjesë e të cilave mund ti shihni edhe më poshtë.