AKTUALITET, 19 Shtator 2019, 22:44

Tahiri – gjykatësve: Më mirë të më kishit dënuar për trafik droge

Tahiri – gjykatësve: Më mirë të më kishit

Ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës, Saimir Tahiri nuk ngurroi të sulmojë gjykatën pas vendimit që e dënoi me 3 vjet shërbim prove për “shpërdorim detyre”. Pas dhënies së vendimit Tahiri tha se ende nuk e kuptonte vendimin e dhënë ndaj tij.

“Do të ishte më fisnike që gjykata të më kishte dënuar si trafikant droge, se sa për një gjë që nuk e kuptoj” – tha Tahiri për gazetarët.

Vendimi u dha nga trupa gjyqësore Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Këta të tre gjyqtarë kanë vendosur të rrëzojnë akuzat e tjera të ngritura nga prokuroria për Tahirin, që janë ‘trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘korrupsion i zyrtarëve të lartë” duke lënë vetëm akuzën “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që Tahiri të dënohej me 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar 8 vite.