TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është prekur nga fjalët e adoleshentes afgane, e cila ditën e sotme mes lotësh në Pogradec u shpreh se nuk ishte terroriste dhe se kishte ikur nga vendi i saj për një jetë më të mirë.
Topalli shkruan se shteti shqiptar ka në dorë që t’ua lehtësojë dramën që po përjetojnë fëmijët, pasi janë të pafajshëm në këtë tragjedi.
“Dikur ishim ne shqiptaret… me sa duket ne harrojme shpejt. Ata duhen ndihmuar, se femijet jane te pafajshem Jane dëshmitare te nje tragjedie te papare! Shteti shqiptar mund t ia lehtesoje dramen…Po si nuk flet asnje as per kete krize te refugjateve..?!!!!” shkruan Topalli.
Policia e Pogradecit ndaloi familjen me origjinë nga Afganistani, e cila kishin ardhur në këmbë nga Greqia duke kërkuar një jetë më të mirë. Adoleshentja Wadis, rrëqethi me apelin mes lotëve.