TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme te fitorja, pasi një gjë të tillë e bëri kundër një prej rivalëve të tyre më të mëdhenj, Juventusit.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte edhe gjesti i bërë nga një prej fëmijëve që shoqërojnë lojtarët në fushën e lojës. Një djalë i vogël shfaq refuzimin për fanellën e bardhezinjve, të cilën e detyronin rregullat për ta veshur.
Ndërkohë pas ndeshjes një gazetar ka drejtuar mikrofonin drejt tij për të mësuar arsye e atij gjesti përpara fillimit të takimit.
Përgjigja e tifozit të vogël tregon edhe rivalitetin e madh që napoletanët kanë me “Zonjën e vjetër”: “Bëra një gjest që për Napolin është i jashtëzakonshëm. Juventusi është një skuadër m**i”.