SPORT, 26 Janar 2020, 20:28

E pabesueshme! Liverpool shpërdoron në Kupë, i duhet të luajë ndeshje kthimi

E pabesueshme! Liverpool shpërdoron në Kupë, i duhet të


Ndeshja e Shrewsbury dhe Liverpool-it sot dhuroi plot spektakël dhe emocione për të dyja tifozeritë. Takimi i vlefshëm për fazën e katërt të FA Cup u mbyll në barazim 2-2, edhe pse djemtë e trajnerit Jurgen Klopp ishin krejtësisht favoritë.

Gjermani, në fakt, bëri shumë rotacion sot, duke menduar për kalendarin e ngjeshur. Golin e parë të takimit e shënoi Curtis Jones për Liverpool-in në minutën e 15-të, ndërsa autogoli i Love dyfishoi avantazhin e “Të kuqve”.

U duk se Liverpool ishte i kualifikuar, por në 10 minuta ndodhi mrekullia e skuadrës amatore. Cummings shënoi dy gola në të 65′ dhe 75′ duke barazuar rezultatin. Të gjithë u shtangën nga kjo që ndodhi. Ky rezultat bën që dy ekipet të ndeshen sërish me njëri-tjetrin në “Anfield Road”.

https://www.youtube.com/watch?v=SyW-GbxdWRs