SPORT, 26 Janar 2020, 20:32

Festival golash nga City dhe M. United, “prenotojnë” kualifikimin në Kupën e Anglisë

Festival golash nga  City dhe M. United, “prenotojnë”


Mançester Siti ka arritur të çmontojë Fulhemin me rezultatin 4-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 të Kupës së Anglisë. Djemve të Guardiolës ia ka bërë edhe më të lehtë fitoren kartoni i kuq i Ream që në minutën e 6, duke shkaktuar një penallti të shndërruar në gol nga Gyndogan. Për ta mbyllur mendoi Zhezus, me brazilianin që dërgoi topin në rrjetë dy herë në minutat 72 dhe 75.

Edhe Junajtid ka arritur të korrë një fitore të thellë 6-0 kundër Tranmere, ekip që luan në divizionet e ulëta të futbollit anglez. Duket se në këtë ndeshje djemtë e Solsjkaer kanë shfryrë gjithë mllefin e grumbulluar gjatë gjithë kësaj periudhe negative, që po kalon skuadra. Tre gola të shënuar nga mbrojtja me Meguajer, Xhons dhe Dalot. Për golat e tjerë menduan Lingard, Martial dhe Grenud me penallti. Kjo fitore është e para për Junajtid, pas dy humbjeve në Premier Ligë ndaj Liverpulit dhe Bërnlej.

Kupa e Anglisë

Mançester Siti-Fulhem 4-0

Golat: Gyndogan(p) ‘8, B.Silva ’19, Zhezus ’72, ‘75

https://www.youtube.com/watch?v=nWEaLVf-OSk

Tranmere-Mançester Junajtid 0-6

Golat: Meguajer ’10, Dalot ’13, Lingard ’16, Xhons ’41, Martial ’45, Grinud ‘56

https://www.youtube.com/watch?v=nzI8LoOrzAc