TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gol me shumë klas i Kristal Abzaj dhe i shumë kontestuar nga të kuqtë vendos super sfidën Kukësi-Partizani (1-0). Shpëtim Duro thyen sërish ish ekipin e tij, në tri përballje i ka marrë shtatë pikë, duke konfirmuar se barazimi kundër Luftëtarit ishte thjeshtë një blof.
Verilindorët bëjnë sërish të madhin përballë të mëdhenjve, triumfojnë në “Air Albania Stadium” me rezultatin minimal 1-0 duke mos dorëzuar kreun e klasifikimit, plus një pikë nga Tirana e vendit të dytë.
Në një terren shumë të mirë dhe afro 4 mijë tifozë në stadium, Kukësi-Partizani respektoj të gjithë pritshmëritë, një ndeshje me intensitet ku nuk munguan rastet për shënim nga të dy ekipet.
Kukësi arrin të në këtë mënyrë jo vetëm të marrë 3 pikët por dhe të zhvlerësoj gjobën e vendosur nga presidenti Gjici. Adolfo Sormani nuk arrin as në këtë sfidë të tij të dytë të dalë qoftë dhe me një pikë, pëson humbjen e dytë radhazi duke pësuar një rënie të lirë në tabelën e klasifikimit.
Pas javës së 19-të e shohin veten në vendin e 6-të në kuotën e 28-të pikëve, një pikë larg zonës “play-out”.