AKTUALITET, 27 Prill 2021, 14:20

Nuk ia dolën dot të ishin faktor, sa vota morën kandidatët e pavarur në zgjedhjet e 25 Prillit

Në këto zgjedhje në fletën e votimit ishin edhe 5 kandidatë emërorë që u regjistruan në KQZ si të pavarur:

Pal Shkambi, Elton Debreshi, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

Nga ecuria e deritanishme e numërimit të votave rezulton se të 5 kandidatët së bashku kanë marrë 3 mijë e 436 vota.

Më i votuari rezulton Boiken Abazi i Vetëvendosjes me 2 mijë e 182 vota, i ndjekur nga Elton Debreshi me 580 vota dhe Iljaz Shehu me 400 vota.

Kreshnik Merxhani ka marrë 148 vota, ndërsa Pal Shkambi vetëm 126 vota.