AKTUALITET, 27 Prill 2021, 10:55

Gjiknuri: Ilir Meta të mbajë fjalën, të japë dorëheqjen

Gjiknuri: Ilir Meta të mbajë fjalën, të japë

Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat shprehu mirënjohje për Vlorën dhe qytetarët e saj dhe gjithashtu falenderoi partitë e tjera pjesëmarrëse në garë për kulturën demokratike të treguar.

Gjatë fjalës së tij ai tha se pret që Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen.

Deklarata e Gjiknurit:

"Unë dua të falenderoj të gjithë qytetarët vlonjatë, së dyti të gjithë anëtarësinë dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet zgjedhore.

PS mori mbështetjen më të madhe përsa i përket votave. Dua të falenderoj edhe forcat e tjera politike këtu në Vlorë të cilët treguan maturi, qetësi, kulturë demokratike dhe ku faktikisht patëm një proces zgjedhor tërësisht të pakontekstuar.

Me këtë rast dua të falenderoj dhe Presidentin e Republikës i cili na energjizoi fushatën, erdhi këtu për të zbuluar komplote dhe meqenëse ne e mbajtëm fjalën tonë që Vlora nuk ndalet, shpresoj që dhe ai të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet si President pasi erdhi dhe deklaroi në Vlorë që unë nëse Partia Socialiste fiton 71 mandate do të dorëhiqem, kështu që e falenderoj për energjizimin e fushatës sonë.

Mund të kishim qenë dhe më mirë, nisur nga numri i votave të pavlefshme pasi gati 5000 vota dolën të pavlefshme në qarkun e Vlorës."