AKTUALITET, 27 Prill 2021, 12:31

Balluku shpall fitoren në Kombinat: Asnjë nga ne nuk do ishte këtu, nëse në krye nuk do të kishim Edi Ramën

Balluku shpall fitoren në Kombinat: Asnjë nga ne nuk do ishte

“Asnjë nga ne nuk do të ishte këtu me këtë fitore nëse nuk do të kishim në krye Edi Ramën, e kam thënë gjatë gjithë fushatës kur më thoshin që jemi në mandatin e tretë por i kam thënë po e kemi të vështirë por ne kemi punuar dhe e kërkojmë votën për Edi Ramën.”

Kështu deklaroi Belinda Balluku në Kombinat teksa shpalli fitoren në këtë zonë, e cila sipas saj ishte një garë shumë e vështirë për shkak se ishte një bastion i Partisë Demokratike.

Fjala e Ballukut:

Çuna dhe goca dua të falënderoj, socialistët dhe josocialistët të gjithë ata që na votuan mbështetën në të gjithë këtë fushatë, jo që ka zgjatur për 2 javë, por ka zgjatur për 6 muaj.

Ka qënë një fushatë atletike në kushte të pandemisë, por që kemi arritur ta bëjmë brenda të gjitha rregullave. Unë jam me fat sepse besoj te e mira. Fati im është se burrat që janë pas meje mendojnë dhe besojmë si unë.

Mendojnë dhe besojnë që njerëzit do të votojnë për punën dhe njerëzit kanë nevojë për një të ardhme të sigurt. Këta çuna dhe goca që shihni krahët e mi janë shokët e mi që.

Asnjë nga ne nuk do të ishte këtu me këtë fitore nëse nuk do të kishim në krye Edi Ramën, e kam thënë gjatë gjithë fushatës kur më thoshin që jemi në mandatin e tretë por i kam thënë po e kemi të vështirë por ne kemi punuar dhe e kërkojmë votën për Edi Ramën.

Kombinati është një nga zonat më të vështira elektorale, që ka të bëjë me ndryshimet demografike me ndërtimin e pallateve të reja. Megjithatë kisha bindjen e plotë që ata njerëz punëtorë, optimist që nuk e humbën optimizmin as në ditët më të errëta dhe ne do ti japim çdo gjë që u duhet.

Ne do të jemi çdo ditë në terren për të bërë gjithçka që kemi premtuar, dua të falenderoj qendrën e Kombinatit, Sharrë, Misto Mamen dhe gjithçka përqark mbani kurorën e socialistëve.

Më keni mbushur zemrën dje kur ato vota vinin lumë dje, falenderoj Unazën e Re që u kthye në një kalë beteje dhe nga i cili nuk u prodhua asgjë…nuk u prodhua asnjë gjë përveç asaj polices Inës që do të ketë një shenjë në dorë gjithë jetën.

Jam e sigurt se pas dy vitesh kur të kërkojmë votën për Bashkinë e Tiranës do të kemi një mbështetje të jashtëzakonshme.

Belen dhe i vëllai që nuk dalin në media…Belen dhe Kolen që janë treguar të mirëkuptueshëm nëse do të kishin insistuar që të kaloja më shumë kohë me ata unë s’do të kisha fituar.

Kemi pasur dhe ditë që nuk kemi arritur të shohim njëri tjetrin kështu që Belen është pjesë e kësaj fitoreje, ky është vetëm fillimi për Kombinatin.