TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar procesi i numërimit në KZAZ-në e qarkut të Shkodrës.
Mësohet se ka fituar Partia Demokratike me 47209 vota të cilat konvertohen në pesë mandate, duke lënë pas Partinë Socialiste me 39247 vota (tre mandate).
Ndërsa në vendin e tretë është PSD me 13226 vota, që konvertohen në dy mandate dhe një mandat LSI nga 12737 votat e marra.
Sakaq, Partia Lëvizja për Ndryshim me kryetare Jozefina Topallin bashkë me Partinë Bindja Demokratike të kryesuar nga Astrit Patozi kanë 2394 vota.
Kujtojmë që PSD ishte surpriza për rezultatin që arriti në këto zgjedhje, megjithëse kryetari Tom Doshi dha dorëheqjen një ditë pas procesit të votimit.