AKTUALITET, 8 Nëntor 2019, 09:19

Nuk gjen qetësi Korça, sërish tërmete gjatë natës, IGJEUM jep detaje për lëkundjet e regjistruara


Të tjera goditje tërmeti në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar tre tërmete gjatë natës në vendin tonë.

Sipas të dhënave epiqendra vazhdon të jetë në Korçë, fillimisht në Arrëz dhe më pas në Sheqeras.

Lëkundja e fundit e regjistruar në orën 02:35 ka pasur një magnitudë 2.2 në thellësi 30 kilometra dhe me epiqendër 12 kilometra në Veri të Korçës.

Para saj një lëkundje më e fortë me magnitudë 2.9 është regjistruar me epiqendër në Sheqeras. Për fat nuk ka raportime për dëme.