TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë falë një operacioni të realizuar në bashkëpunim me Forcat Amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën Italiane, 11-vjeçari u transportua nga Damasku në Liban dhe më pas u dërgua në ambasadën Italiane në Bejrut, ku dhe më pas u nis drejt Romës.
Historia e Alvin Berishës
Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Iene”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte në kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.
Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e Alvinit dha dorëheqjen Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan.
Italianë, shqiptarë dhe njerëz anembanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të kthehej sërish tek i ati, këtë herë për të mos u larguar më kurrë.