TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debate të nxehta mes Kreshnik Spahiut dhe deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në ”Open”, Spahiu pyeti me tone të ashpra Qefalian përse sa herë ndodh një krim, fshihet pas nipi, apo kushëriri i ndonjë deputeti të PS-së.
“Si ka mundësi që në çdo krim del nipi, kushëriri i ndonjë zyrtari të Partisë Socialiste? A nuk ka e gjithë kjo PS njerëz të pastër?- e pyeti Spahiu deputetin.
Ndërsa, Qefalia u përgjigj duke thënë se: “Kjo nuk është e vërtetë. Partia Socialiste ka ndërtuar siguri në vend dhe po lufton më shumë se asnjëherë ndaj krimit. Ju keni qenë këtu atëherë, në kohën kur ishin këto në pushtet nuk është arrestuar asnjë kriminel”, tha Qefalia.