AKTUALITET, 28 Dhjetor 2018, 11:43

FOTO/Cilët janë ministrat e rinj të Ramës

FOTO/Cilët janë ministrat e rinj të Ramës

Në fjalën e tij para socialistëve në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Rama zbuloi ndryshimet në qeveri.

Në një fjalë të gjatë ku foli për protestën e studentëve, për problemet e qeverisjes dhe për atë që pritej nga qeveria ë tij në fund të fjalës kreu i qeverisë, zbuloi edhe emrat që do largoheshin për t’u hapur vend të tjerëve.

Ai i falenderoi të gjithë ministrat veç e veç për punën e bërë, duke vlerësuar se ata ishin një hallkë e rëndësishme dhe investgim strategjik i Partisë Socialiste por ndryshime duheshin bërë për të freskuar qeverisjen.

Ndryshimet

Erion Braçe zëvendëson Senida Mesin si zv.kryeministër

Ministria e Arsimit

Largohet Lindita Nikolla, në vend të saj vjen Besa Shahini

Ministria e Jashtme

Largohet Ditmir Bushati, vjen Genc Caka

Ministria e Financave

Largohet Arben Ahmetaj, vjen vjen Anila Denaj

Ministria e Infrastrukturës

Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku

Ministria e Kulturës

Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë

Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuci

Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi

Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin