TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prindërit e saj, Vera dhe Besnik i shpëtuan regjimit serb në Kosovë, në kohën kur Rita Ora ishte vetëm 1 vjeçe. Në periudhën që Slobodan Millosheviç po persekutonte të gjithë etninë shqiptare, familja e këngëtares së njohur emigroi në Britani, ku edhe jetojnë sot.
Në një intervistë për “The Sun”, Rita Ora ka folur për origjinën e saj shqiptare dhe për vizitën e saj të fundit në Kosovë.
“Unë shkova në vendin time me UNICEF sepse nuk kisha qenë në ato vende që vizitova dhe ishte më keq seç e prisja, kushtet shumë të vështira”,-është shprehur Rita Ora gjatë intervistës.
Ajo ka shtuar më tej që ndihej e bekuar që ishte rritur në Britani: “Ishte shumë emocionuese për të parë dhe për të kuptuar se sa e bekuar dhe mirënjohëse jam që isha në gjendje të vija në Mbretërinë e Bashkuar dhe të bëja ëndrrat e mia realitet dhe ëndrrat e prindërve të mi”.