LIFESTYLE, 26 Gusht 2018, 13:19

Nuk do ta besoni, ja me cilin këngëtar ka bashkëjetuar Nora Istrefi para se të ishte e famshme

Nora Istrefi është një prej këngëtareve më të komentuar të showbizit shqiptarë dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social Instagram.

Karriera e saj muzikore ka filluar vite më parë dhe tashmë ajo është kthyer në një nga këngëtaret më të suksesshme,këngët e  të cilës  kthehen në hite.

Mirëpo askush nuk e dinte se para se  të bëhej e famshme,teksa ishte në moshë të vogël, Nora ka jetuar në të njëjtën shtëpi me Ermal Fejzullahun.

Këtë lajm e  zbuloi vetë këngëtari në një intervistë për ‘Mirage’.

’Me Norën jemi rritur bashkë.Kemi jetuar edhe në një shtëpi madje kur kemi qënë fëmijë.Familjet tona kanë jetuar bashkë,kemi patur afrimitet’.