LIFESTYLE, 24 Gusht 2018, 13:49

Modelja e njohur nxjerr virgjërinë në shitje: Dua t’i blej një shtëpi mamit

Ajo është e bukur, elegante dhe forma joshëse.

Pavarësisht se puna e saj si modele është një nga profesionet që mirëpaguhet, mesa duket sërish buxheti i saj nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur ëndrrat e saj.

Për këtë, në moshën 23-vjeçare modelja e famshme nga Azerbajxhani, Mahbuba Mammadzadaka nxjerrë virgjërinë në shitje, duke u bërë pjesë e agjencisë “Cindrella”, ku femrat e reja ofrojnë trupin e tyre për klientë të pasur.

Deklarata e saj bëri bujë, ndërsa ajo vetë është shprehur se kërkon të fitojë një shumë prej 100 mijë eurosh që t’i blejë nënës një shtëpi si dhe të studiojë në një universitet të mirë.

“Nëna ime ka bërë gjithçka për mua, tani është radha ime që t’ia kthej”, është shprehur modelja, e cila aktualisht është në pritje të ‘financuesit fatlum’.