LIFESTYLE, 25 Gusht 2018, 12:51

Nuk i la vend imagjinatës! Oriola Marashi ekspozon linjat, e (zh)veshur me të brendshme dantellë

Oriola Marashi është ndër vajzat më të suksesshme shqiptare në fushën e modelingut. Ajo nuk preferon të japë intervista, pasi ka vendosur që publiku ta njohë vetëm nëpërmjet punës së saj.

Ndaj “ushqen” ndjekësit e saj në “Instagram” me foto provokuese dhe komente shumë pikante.

Së fundmi, Oriola ka publikuar në profilin e saj një foto ku shfaqet shumë seksi. E veshur me një “body” me dantellë ngjyrë rozë, ajo tregon me krenari gjoksin dhe linjat perfekte.

 

Ndër të tjera, modelja shqiptare ka preferuar të kombinojë tre aksesorë për pozën e saj: vathët në formë rrethi, syzet e vogla si dhe varësen rreth belit! Është pak të thuash se fansat e adhuruan postimin e fundit të saj në “Instagram”.