LIFESTYLE, 26 Gusht 2018, 10:25

FOTOT/ Takoi Cristiano Ronaldon, rrjeti shpërthen në humor me Ramën: Ja memet që do t’ju shkrijnë së qeshuri

Kryeministri Edi Rama ishte në tribunat e “Allianz Stadium”, duke ndjekur ndeshjen e parë të Cristiano Ronaldos me fanellën e Juventusit në shtëpinë e “Zonjës së vjetër”.

Pas ndeshjes, kreu i qeverisë postoi në Instagram një foto me kampionin portugez, 5 herë fitues i Topit të Artë.

Kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të përcjellin disa meme pikante duke ironizuar momentin.

Më poshtë do të gjeni disa prej tyre.