LIFESTYLE, 24 Gusht 2018, 14:46

Olsi Bylyku hoqi dorë nga ‘Portokalli’, i bashkohet Bes Kallakut dhe Erion Isait

Vetëm pak ditë më parë vetë aktori i humorit konfirmoi largimin e tij nga spektakli i humorit “Portokalli”. Olsi Bylyku i njohur ndryshe si Kimikati falednëroi të gjithë stafin për suportin që i kanë dhënë si dhe regjisorin Altin Basha.

Mirëpo disa orë më parë drejtori aktual i “Teatrit Kombëtar” ka publikuar një foto ku shihet së bashku me aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku. “E mirë, mirë…kaq!”- shkruan Isai pa sqaruar se çfarë e ka bashkuar treshen e njohur.

Foto e publikuar nga Erion Isai

Gjithçka na bën të mendojmë se Kimikatin do ta shohim në programin e ri të humorit që Besi dhe Erioni kanë thënë që do të sjellin. Zëra të ndryshëm thonë se do t’I shphim në Tv Klan, por asgjë nuk është konfirmuar nga vetë aktorët.