AKTUALITET, 12 Dhjetor 2020, 20:45

Normalizohet situata në Tiranë, protestuesit largohen pas gazit lotsjellës të përdorur

Pas protestës së katërt në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës situata tashmë është qetësuar. Protestuesit u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës duke marrë drejtime të ndryshme. Ndërkohë qarkullimi i makinave po vazhdon normalisht në Tiranë.

Forcat e policisë kanë mobilizuar të gjitha pikat kryesore në kryeqytet, duke shoqëruar disa të rinj në komisariat.