TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm para dy ditësh qarkulloi në media lajmi se Noizy dhe Erik Fullani nuk janë më shok dhe tashmë e kanë prishur miqësinë e tyre.
E gjitha kjo u bazua në faktin se djemtë nuk shkëmbenin më komente dhe batuta më njëri-tjetrin. G
jithashtu prej një kohe të gjatë nuk kanë publikuar më asnjë foto së bashku.
Por Noizy sapo na zbuloi se ky hamendësim nuk është i vërtetë. Mes tyre miqësia vazhdon, edhe pse ata nuk e kanë shfaqur në rrjetet sociale.
Me sa duket angazhimet e tyre personale nuk iu lënë më aq shumë kohë për të kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Erik tashmë është në një lidhje dhe menaxhon biznesin e tij, ndërkohe Noizy vazhdon me projektet e tij që lidhen me muzikën, por edhe me biznesin personal që ka në Durrës.
Në një postim të publikuar ditën e djeshme nga Eriku në “Instagram”, ku lajmëronte se do të ishte i ftuar në emisionin “Pop Culture”, Noizy ishte një ndër të parët që e pëlqeu këtë foto.
[gallery ids="68148,68146,68149"]