AKTUALITET, 12 Gusht 2021, 17:38

Njëzet viktima dhe mbi tre mijë të infektuar me Covid në Greqi

Njëzet viktima dhe mbi tre mijë të infektuar me Covid në

Shfaqja e variantit Delta ka bërë që të rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid në Greqi.

Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 101 661 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 3 605 raste të reja dhe kanë humbur jetën njëzet pacientë.

Sipas të dhënave vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në intubim 240 pacientë kryesit mbi 70 vjeç.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 528 474 qytetarë, mes të cilëve 13 158 kanë humbur jetën