SPORT, 20 Qershor 2021, 13:27

Cristiano Ronaldo është “vrasësi” i Manuel Neuer, portieri gjerman regjistron rekordin negativ

Cristiano Ronaldo është “vrasësi” i Manuel Neuer,

Cristiano Ronaldo i shënoi për herë parë Gjermanisë, por nuk ishte e thënë të fitonte ndaj saj.

Por CR7 është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Manuel Neuer.

Ndonëse nuk luan në Bundesligë, sulmuesi portugez i ka shënuar portierit gjerman plot dhjetë herë. Asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë shifër ndaj Neuer.

E thënë ndryshe, portugezi është kthyer në një makth të vërtetë për portierin e Bayernit.

Ronaldo i ka shënuar nëntë herë të tjera kur ishte me Real Madrid, në përballjet me Bayern Munchen.