TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Adriatik Lapaj ka folur sot, për nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit dhe ka treguar disa shifra sa të dënuar janë në Shqipëri për trafikun e drogës.
Lapaj, në një lidhje direkt me emisionin “Open” në Top Channel, u shpreh se, sot në Shqipëri nuk dënohen “bosët” e drogës, por në burg janë adoleshentët që janë kapur me dy apo tre cigare hashash.
“Kodi Penal që kemi sot është shumë i padrejtë. Në vendin tonë lejohet posedimi dhe konsumimi i një sasie të vogël. Por ne bëjmë sikur nuk pihet. Shumë e pijnë në Tiranë. Gjatë vitit 2018 janë dhënë 1376 vite burg për persona që janë kapur me 2-3 cigare hashash.
Janë 413 persona të arrestuar me 2-3 cigare hashash, ndërsa në vitin 2018 vetëm një kryetar bande është arrestuar. Kodi Penal dënon njësoj atë që ka 2-3 cigare me atë që trafikon 2-3 ton drogë. Prandaj unë them se duhet ndryshuar Kodi Penal”, u shpreh avokati.