AKTUALITET, 11 Maj 2020, 22:07

Nikolin Jaka me ide origjinale: Të legalizohet kånabisi si atraksion turistik...

Nikolin Jaka me ide origjinale: Të legalizohet kånabisi si atraksion

Nikolin Jaka, ka deklaruar në emisionin "Open", se kånabisi duhet të legalizohet si një atraksion turistik, pra turistët të nxiten edhe nga kjo gjë, për të vizituar Shqipërinë.

I pyetur nga moderatorja Vasili, se si do bëhet diferencimi midis turistëve dhe shqiptarëve, Jaka tha se edhe shqiptarët mund ta konsumojnë, por të ketë një limit moshe.

"Të legalizohet kanabisi si atraksion turistik.

...Duke vendosur dhe si kriter moshën, të jetë në fokus pjesa turistike", tha Jaka.

Ditët e fundit në vendin tonë kanë plasur polemikat, pas prezantimit të planit nga kryeministri Rama, për legalizimin e kånabisit mjekësor.