TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe tre persona të tjerë. Kështu, në total numri i vīktimave shkon në 107.
Betejën me Covdi-19 e ka humbur një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça. Të tre këta pacientë njoftohet se kanë qenë deri më tani në terapi intensive, të intubuar.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 raste pozitive, gati duke përgjysmuar kështu numrin e tyre. Ndërkohë, shqetësuese mbetet fakti se janë rritur shtrimet në spitalin Infektiv dhe tek ‘Shefqet Ndroqi’, ndërsa numri i pacientëve që marrin shërbim aktualisht ka shkuar në 106.
Nëntë pacientë janë në terapi intensive dhe një prej tyre është i intubuar.
Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.