TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kaio Jorge do të transferohet te Juventusi. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Santos dhe vetë lojtarin. Sulmuesi 19-vjeçar ndiqej edhe nga Milani e Benfika, por garën e fitoi Juventusi.
Më 31 dhjetor i përfundon kontrata lojtarit ofensiv me Santos, që ishte e detyruar ta shiste në këto momente.
Klubi brazilian do të përfitojë 1.5 milion euro menjëherë.
1.5 milion euro të tjera do i kalojnë Santos vitin e ardhshëm, gjithmonë nëse Juventusi ia del të kualifikohet në Champions League për sezonin 2022/2023, objektiv mese i realizueshëm.
Një milion euro të tjera janë përfshirë si bonus në bazë të numrit të ndeshjeve që do të luajë Kaio Jorge, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Juventusin.
Santos do të ketë përparësi për huazimin e sulmuesit të talentuar në të ardhmen, teksa ia ka dalë të ruajë edhe 5% të kartonit, shumë që mund të përkthehet në miliona nëse “Zonja” e shet më vonë.