AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 19:55

Një llasticë e vërtetë! Ja ‘si mjaullin’ Marina Vjollca kur nuk i plotësohen tekat

Një llasticë e vërtetë! Ja ‘si mjaullin’ Marina
Moderatorja e njohur Marina Vjollca i ka munguar prej kohësh ekranit, megjithatë së fundmi po përflitet se ajo do të rikthehet në “Tv Klan” në një emision me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun. Pavarësisht mungesës në televizion, moderatorja ka qëndruar aktive me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht postime të ndryshme nga përditshmëria. Së fundmi, Marina publikoi një video ku tregon më së miri sesi ajo sillet kur nuk i plotësohen tekat. Në këtë rast, kur nuk ha çokollatë. Moderatorja ka publikuar videon e një maceje e cila revoltohet kur i zoti i largon çokollatën që aq shumë po e shijonte dhe mesa duket, të njëjtin veprim bën edhe Marina.
View this post on Instagram

Une, kur sme japin nutella?

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on