AKTUALITET, 14 Qershor 2020, 11:57

Një grua nga Libofsha me COVID-19 në Fier, ishte kthyer nga QSUT ku trajtohej për leucemi. Bashkëshorti negativ

Një grua nga Libofsha me COVID-19 në Fier, ishte kthyer nga QSUT ku


Një tjetër rast pozitiv me COVID-19 rezulton në Fier. Këtë herë ka dalë pozitive ndaj virusit një grua nga Libofsha, e cila mësohet se mund të jetë infektuar në mjediset e QSUT në Tiranë, pasi vuan nga leucemia.

Gruaja ka marrë trajtimin në hematologji dhe është kthyer në shtëpinë e saj në Libofshë ku i është nënshtruar edhe tamponit duke dalë pozitivë.

Tampon ka bërë edhe bashkëshorti i saj i cili fatmirësisht ka rezultuar negativ.

Një ditë me parë pozitive me COVID-19 doli edhe një tjetër grua e moshuar nga Patosi e cila kurohej po nga leucemia në QSUT, ku mendohet se është prekur nga virusi.

Vijon gjurmimi i rasteve të kontaktit të personave të fundit që rezultuan pozitiv me COVID-19.