AKTUALITET, 14 Qershor 2020, 11:28

Koronavirusi, ulet numri i të shtruarve në spital

Koronavirusi, ulet numri i të shtruarve në spital


Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve me koronavirus, lajme të mira vijnë nga mjekësia.

Burime zyrtare nga ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se është ulur numri i personave të shtruar në spital.

Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.