AKTUALITET, 14 Qershor 2020, 11:35

Rritja e numrit të të prekurve, Ministria ‘kërcënon’ qytetarët dhe bizneset: Masat janë në fuqi, do ndëshkoheni

Rritja e numrit të të prekurve, Ministria


Ministira e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave të COVID-19 në 24 orët e fundit u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat. Rovena Daja nga ISHP u shpreh se shumë nga rastet e reja po zbulohen në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid19.

Ndërkohë ajo është shprehur se masat për shkelësit e ligjit janë në fuqi dhe do nisin ndëshkimet nëse nuk ka reflektim. “Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar, qoftë edhe pa shenja, duhet të izolohet dhe se thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve”, tha Daja.

Po ashtu ajo u shpreh se me organet e rendit po intensifikohet puna për të garantuar respektimin e karantinës së detyrueshme për përsonat e prekur nga COVID-19. Ndërkohë u bëri dhe një aplet  subjekteve tregtare që të pajisin punonjësit me maska dhe të kenë barrierat mbrojtëse, të cilat janë të detyrueshme.