TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ku të punon mami ty? Kjo është një ndër fjalitë që më së shumti na pyesnin shokët e rinj që zinim në shkollë apo u bënin neve. Kuriozitet për të marrë përgjigjen e kësaj pyetjeje na ka mbetur ende sot. Po mamatë e personazheve të njohur, çfarë profesioni kanë? Mbase disa nga këto që gjetëm i keni dëgjuar, mbase me disa të tjera as nuk do të habiteni fare, po ndoshta në ca raste edhe do surprizoheni. Përveçse shumicën e këtyre të famshmëve i bashkon mamaja mësuese, diçka tjetër vlen thuajse për të gjithë:
Nuk ka ndjekur hapat e nënës, të paktën në profesion.
Rezane, mamaja e Blendi Fevziut ishte mësuese dhe kishte të njëjtin profesion me të shoqin. Edhe Blendi eci deri diku në hapat e tyre duke ndjekur universitetin për Gjuhë-Letërsi, por kaq. Pastaj u fokusua në gazetari.
Fëmijë mësueseje është edhe Rudina Magjistari. Diku në një postim ajo tha se e ëma ka dhënë rusisht gjithë jetën.
Dhe gocë zyshe ka qenë edhe Arbana Osmani, e një gjuhe të huaj madje. Mamaja e saj ka punuar shumë vite në Burrel si mësuese frëngjishteje, kurse aktualisht punon në Ambasadën Franceze.
Ardit Gjebrea e ka thënë shpesh se e ëma ka qenë mësuese.
Kurse e ëma e Elton Dedës ka qenë pedagoge, që në fakt në thelb mësuese mbetet.
Redon Makashi, po. Ai eci në gjurmët e së ëmës. Nëna e tij, Drita Makashi është këngëtare dhe e kanë një duet së bashku, kujtim.
Ndërkohë që shumë larg mësuesisë apo artit janë mamatë e politikanëve. Nëna e Kryeministrit Edi Rama, Aneta ka qenë stomatologe.
Kurse surprizë është profesioni i mamasë së Erion Veliajt. Ajo ka qenë ushtarake dhe ka punuar një periudhë si shefe kuadri. Ishte kolege me bashkëshortin.
