AKTUALITET, 8 September 2026, 22:31

Dita e 101-të/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin te Vasil Shanto: Ju erdhi fundi

Protestuesit, pasi qëndruan pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë bërë thirrje për marshim në drejtim të zonës së “21 Dhjetorit”.

Protestuesit duket se kanë ndryshuar skenarin e protestës dhe kanë nisur të lëvizin në rrugët e kryeqytetit, duke krijuar bllokime të qarkullimit.

Ata janë ndalur te ura e Vasil Shantos, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Gjatë protestës, qytetarët kanë kërkuar lirimin e protestuesve që janë shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit.

“Ju erdhi fundi”, është thirrja që protestuesit kanë bërë në kor, ndërsa vijojnë marshimin dhe qëndrimin në rrugë.