AKTUALITET, 10 Dhjetor 2020, 10:46

Një ditë pas protestës, Edi Paloka nxjerr foton para kryeministrisë: I riveshi brekët e llamarinës Rama!

Një ditë më parë dhjetëra protestues, të cilët ishin mbledhur pas vrasjes së Klodian Rashës, vërshuan para ambienteve të kryeministrisë, ku nuk munguan as konfrontimet fizike me policinë, ndërkohë që në drejtim të godinës u hodhën sende të forta.

Fill pas reagimeve të ashpra të protestuesve, menjëherë punonjësit e qeverisë, morën masa për të siguruar institucionin.

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka publikuar një foto të punimeve tek godina e Kryeministrisë, teksa akuzon shefin e qeverisë Edi Rama se “vijon qejfet në Nju Jork”, ndërsa përgjigja e tij për vrasjen e 25-vjeçarit sipas Palokës është “gazi helmues dhe llamarina në dyert e Kryeministrisë”.

“I riveshi breket e llamarines Rama! Gazi helmues dhe llamarina ne dyert e kryeministrise eshte pergjigja e Rames per vrasjen e nje te riu te pafajshem. Nderkohe vazhdon qejfet ne N.Y”, shkruan Paloka.