TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shteti shqiptar tenton sërish për të vënë para drejtësisë një nga personat më të rrezikshëm të krīmit të organizuar, i dyshuar si urdhërues i vrāsjes së kryekomisar Artan Cukut.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ka një zhvillim të ri sa i përket çështje se ēkzekutimit të kryekomisarit që tashmë është shpallur Dëshmor i Atdheut.
Bëhet fjalë për urdhëruesin e krimit, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho i cili në fakt u arrestua dhe më pas u lirua në shtetin grek, përderisa u refuzua ekstradimi për arsye politike.
“Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme dhe konkretisht drejtorisë së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Gjonaj i kërkon kësaj drejtorie që të informohet mbi fazën aktuale të gjykimit të çështjes jo vetëm për Bledar Jambellin por edhe për shtetasin tjetër Kristaq Leci, gjithashtu i dyshuar për bashkëpunim në vrāsje, për të parë nëse ndaj tyre është regjistruar ndonjë procedim penal me qëllim për të paraqitur një kërkesë të re për ekstradimin e këtyre dy personave.
Ligjërisht nëse ka argumente shtesë, Ministria e Drejtësisë, pra drejtësia shqiptare mund t’iu drejtohet autoriteteve greke dhe të kërkojë ekstradimin e këtyre dy shtetasve, Bledar Jambellit që ka urdhëruar ēkzekutimin e komisar Cukut dhe Kristaq Lecit që dyshohet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Ata të dy janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke. Procesi për ta po vijon në gjykatën e Tiranës por për shkak të pushimeve ishte ndërprerë. Mbetet për t’u parë përgjigjja e autoriteteve greke.
Bledar Jambelli ka shfrytëzuar të gjitha deklaratat publike për të përfituar statusin e azilit politik por nëse ka prova të reja ai mund të ekstradohet në Shqipëri.
Deri tani për vrāsjen e komisar Cukut është arrestuar vetëm Mikel Shallari i cili është dënuar me 10 muaj burg për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë.
Vrāsja e kryekomisar Cukut është konsideruar ndër 100 vrāsjet më të vështira.
Bledar Jambelli konsiderohet si një ndër personat më të rrezikshëm sa i përket krimit të organizuar dhe dyshohet për disa vrāsje”, deklaroi Lala.