AKTUALITET, 2 Shtator 2020, 12:16

Dy raste të reja me koronavirus në Berat, një prej tyre punonjëse në repartin Infektiv

Dy raste të reja me koronavirus në Berat, një prej tyre


Dy raste me Covid janë konfirmuar këtë të mërkurë në Berat.

Rastet e reja janë një punonjëse në repartin e Infektivit dhe tjetër në Duhanas.

Informacionet bëjnë me dije se të dy këto raste të konfirmuara me Covid 19, janë raste kontakte dhe tamponi u është marrë me 31 gusht.

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 9606 persona mes të cilëve 290 kanë ndwrruar jetë./Abc News