TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona. Blutë bëjnë të ditur se janë evidentuar dhe goditur dy raste në fushën e ārmëmbajtjes pa leje dhe atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokalit për përdorim të lëndëve narkotike.
Mësohet se në pranga kanë rënë Rexhep Lloci, Ramadan Çorja dhe Vangjel Kaziu.
Po ashtu, janë sekuestruar dy ārmë zjarri dhe lëndë narkotike e llojit kōkainë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Falë bashkëpunimit me qytetarët evidentohen dhe goditen dy raste në fushën e ārmëmbajtjes pa leje dhe atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokalit për përdorim të lëndëve narkotike.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen 2 ārmë zjarri dhe lëndë narkotike e llojit kōkainë.
Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin e personave që shpërndajnë lëndë narkotike dhe për kapjen e personave që qarkullojnë me ārmë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, u goditën 2 raste të ārmëmbajtjes pa leje, konkretisht:
Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 18 vjeç, pasi në fshatin Shpat Rovë, Tiranë, u kap duke qarkulluar me një ārmë zjarri pushkë që e mbante të fshehur në një thes.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve V. K., 24 vjeç dhe R. Ç., 30 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasin K. D., pasi në Bathore, në rrugën “Demokracia”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. K, shtetasit R. Ç dhe K. D., janë konstatuar duke pirë lëndë narkotike të llojit kōkainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. Ç, 30 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një ārmë zjarri automatik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit B. Ll., për veprën penale “ārmëmbajtja pa leje”, në ngarkim të shtetasit R. Ç, për veprat penale“Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, dhe shtetasin V. K., për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim drōge’’.