TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
400 familje në fshatrat e Beratit pa rrugë, banorët: Fëmijët nuk shkojnë as në shkollë
Rreth gati 400 familje të 5 fshatrave të zonës së Bilçës në Berat vuajnë mungesën e infrastrukturës.
Edhe pse 15 kilometra e gjatë kjo rrugë e cila lidh 5 fshatra me qytetin e Beratit është lënë në mëshirë të fatit.
Në kohë me shi detyron banorët dhe të mos shkojnë në punë.
Prodhimi i frutave dhe ullinjve është i madh por mungesa e infrastrukturës u bllokon dhe nxjerrjen e prodhimit në treg.
“Nuk shesim dot prodhimin se s’kemi rrugë. Duam rrugë.”
I vetmi mjet që qarkullon në këto anë është një mikrobus, i cili siç thonë banorët shpesh herë i lë në këmbë për shkak të problemeve në rrugë.
“Nëse nuk është mikrobusi fëmijët nuk shkojnë as në shkollë.”
Ndërkohë mungesa e fondeve pranë Bashkisë ka bërë që kjo rrugë të lihet në harresë dhe pse banorëve u është premtuar asfaltimi./ Ora News