TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Elbasanit jep detaje për grabitjen e argjendarisë, mesditën e sotme, në mes të këtij qyteti. Policia njofton se ka identifikuar autorin e grabitjes dhe po punon për kapjen e tij.
Sipas uniformave blu, autori është futur në argjendari i armatosur dhe nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.
Elbasan/ Informacion paraprak
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotëm në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.
Në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një argjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.
Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.