TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv. Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, që kryen funksionin e Ministrit pasi deklaroi se do shkarkojë 20 diplomatë postoi një foto në instagram, pikërisht nga kjo konferencë me mbishkrimin: “Gjithmonë ka kohë për të buzëqeshur”.
Në fakt siç shihet në foto kjo është nënqeshje me shumë se sa qeshje. Në media u komentua gjatë se kush janë diplomatët që do shkarkojë Gent Cakaj pasi ai vetë nuk ka publikuar një listë. Ka aludime se po hiqen njerëzit që ka emëruar Bushati, gjithsesi kjo pritet për tu parë nëse vërtet do të shkarkohen 20 diplomatë apo jo. Ajo çka na bëri përshtypje në këtë postim të Cakës janë komentet, mes tyre dhe zv/ministrja tjetër e Jashtme Artemis Malo që i dërgon plot tre zemra me e-moji.