TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Momente feste për Ardian Ismajlin dhe Milot Rashicën. I pari ka gjetur golin e parë në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, i cili u transferua te Spezia në fillim të sezonit, ia ka dalë t’i shënojë Bolognas.
Minuta e 34-t, vendasit e Bolognas po kryesonin 2-0, por 24-vjeçari përfitoi nga një goditje këndi dhe gjeti golin e parë në elitën e futbollit italian.
Ismajli devijoi saktë topin drejt portës kundërshtare dhe rihapi ndeshjen, me Spezian që po lufton për të evituar disfatën në transfertën e sotme.
Ndërkohë, Milot Rashica po i rikthehet gradualisht formës më të mirë. Sulmuesi dardan zhbllokoi pas çerek ore lojë sfidën jashtë fushe me Dortmund.
Lojtari nga Vushtrria (tundi rrjetën edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Leipzig) iu shkëput bukur mbrojtjes vendase, marshoi drejt portës dhe gjeti golin falë një diagonale të saktë.