SPORT, 18 Prill 2021, 19:43

Atletico Madrid rikthehet te fitorja, mposht thellë Eibarin

Atletico Madrid rikthehet te fitorja, mposht thellë Eibarin

Atletico e Madridit u rikthye te fitorja në kampionat pasi mposhti me goleadë me rezultatin 5-0 Eibarin në Wanda Metropolitano duke u shkëputur përkohësisht në +4 pikë nga Reali dhe në +5 nga Barcelona.

Për Los Colchoneros shënoi dy herë në fundin e pjesës së parë, Angel Correa, ndërkohë që edhe pjesa e dytë nisi me gol për Atleticon që realizoi edhe të tretin dhe të 4-in me Carrascon dhe Marcos Llorenten në minutat 49 dhe 53-të.

Pikërisht mesfushori i kombëtares spanjolle shënoi edhe të 5-in dhe të dytin personal në minutën e 68-të duke vulosur fitoren e skuadrës së Simoenos që u ngjit në kuotën e 70 pikëve.