AKTUALITET, 12 Shtator 2021, 14:02

Ngjarja e rëndë në “Astir”/ ISHMT del me sqarim: Ashensori që shkaktoi aksident i paregjistruar, nuk është inspektuar. Detyrë e administratorit të…

Ngjarja e rëndë në “Astir”/ ISHMT del me sqarim:


Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka dalë me një sqarim publik lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e “Astir”-t, ku pas shkëputjes së një ashensori mbetën të plagosura dy gra.

Në deklaratë bëhet me dije se ashensori i pallatit ku ndodhi ngjarja nuk rezulton i regjistruar.

“Rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu theksohet se është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik.

DEKLARATA E PLOTË

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e Astir, Tiranë, sqarojmë se pranë ISHMT nuk rezulton ky subjekt si i regjistruar.

Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.

Nga të dhënat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.

Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.

Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.