AKTUALITET, 21 Gusht 2020, 23:45

Të maskuar, shqiptari dhe italiani grabisin 6 mijë euro në bankë, por përfundojnë me pranga

Të maskuar, shqiptari dhe italiani grabisin 6 mijë euro në

Një 39-vjeçar italian dhe një shqiptar, 29 vjeç, të dy banues në provincën e Ragusa, të cilët u arrestuan nga policia nën akuzën e grabitjes së degës së një banke në Viale Mazzini.

Të dy u shoqëruan në burgun e Frosinone. Sipas akuzave, dyshja u përpoq të arratisej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u identifikuan shpejt nga policia.

Operacioni

Me fytyrat e tyre të mbuluara me kapuç ​​dhe nën kërcënimin e një thike, të dy burrat morën rreth 6000 euro nga arkat e parave.

Ajo që po ndodhte, megjithatë, nuk i shpëtoi një polici të Departamentit të Policisë së Frosinone, në atë moment jashtë shërbimit, i cili menjëherë u aktivizua duke paralajmëruar Sallën e Operacioneve, e kështu nisi ndjekja.

Pas mbërritjes së patrullave të shumta, dy grabitësit nuk patën asnjë shans që të shpëtojnë nga kapja.

Brenda një kohe të shkurtër, arritën në çatinë e një ndërtese në Via Mola Vecchia, ku ata shpresuan të mos identifikohen, por ishin rrethuar nga policët tashmë. Përveç prangave ndaj tyre, u sekuestruan edhe paratë.

“Il Messaggero” shkruan se të dy janë me precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa italiani ishte nën arrest shtëpiak.