TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar sërish rekomandimet për mbajtjen e maskës.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në Gjenevë, OBSH ka rekomanduar që në tentativë për të kontrolluar pandeminë, maska të mbahet dhe nga fëmijët duke filluar që nga mosha 12-vjeçare.
Sipas OBSH, fëmijët duhet të mbajnë maskë njësoj si të rriturit të paktën në ato raste kur nuk garantohet rregulli i distancimit për të paktën një metër.
Ky “ndryshim rregullash” rikthen dhe njëherë debatin për mbajtjen e maskës në një kohë kur pandemia ka marrë përmasa globale dhe të gjitha përpjekjet janë të fokusuar te gjetja e vaksinës.